Sëmundja e rrallë prej të cilës vuan vetëm një fëmijë

loading...

 

malata

loading...
Ajo është cilësuar si “vajza prej guri”, sepse përveç syve dhe një buzëqeshjeje të lehtë, asgjë tjetër nuk lëviz në trupin e saj. E diagnostikuar me një sëmundje të rrallë qëkur ishte shtatë muajshe, vogëlushja duket sikur është një statujë. Sëmundja shkakton kalcifikimin e indeve të buta në të gjitha kyçet dhe duket se është rast unik në botë, aq sa mjekët nuk i kanë vënë ende një emër.

Shkak për sëmundjen është një anomali gjenetike, që kalcifikon gjithçka që ndodhet rreth kyçeve. Kockat humbasin çdo funksion dhe bëhen të brishta. Sëmundja u zbulua për herë të parë, pasi nëna e fëmijës i theu aksidentalisht kyçin e dorës ndërsa i bënte masazh pas banjës.
Aty nisi kalvari i gjatë i analizave dhe ekzaminimeve deri në momentin e zbulimit të së vërtetës së tmerrshme.
Rasti ka ndodhur në Itali dhe prindërit e vajzës, Alessandro e Stefania Naso, kërkojnë ndihmë në mënyrë që vogëlushes t’i lehtësohet sadopak jeta e vështirë që e pret. Ata e kanë riprojektuar  shtëpinë sipas nevojave të vajzës së tyre me aftësi të kufizuara.

 

loading...