Sëmundja e njerëzve të dashuruar

loading...

loading...

Shekspiri nuk ka sajuar asgjë. Xhelozia e çmendur e Otellos, ajo ndjenjë që i vebron të gjithë, nxjerr në pah disa shpjegime që nuk janë fryt nga fantazia, por të një trazimi në nivele neuronesh në trurin tonë.

Sindromi i “Otellos” ekziston dhe është provuar, dhe prova e radhës është bërë nga ekspertët e Universitetit të Pisa.

Për të provuar këtë ndjesi ekspertët thonë se ekzistojnë sjelljet si kërcënimi, vetëvrasja, apo vrasja që janë të lidhura ngushtësisht me një çrregullim të trurit.

Sipas ekspertëve kjo sindromë xhelozie ndodhet në një pjesë të trurit që përpunon ndjenjat, dhe që agravohet së tepërmi nëse bëhet fjalë për njerëzit që duam më shumë, prej frikës se rrezikohet dashuria jonë, citon noa.

Shkencëtarët formuluan një model teorik, duke analizuar sjelljet e pacientëve të sëmurë nga skizofrenia, alkoolizmi, sëmundje të cilat përkeqësohen duke përfshirë xhelozinë e cila merr një trajtë të paarsyeshme.

Studiuesit vunë re se thuajse në të gjitha rastet ekziston një zonë e trurit që aktivizohet gjatë krizës, dhe xhelozia kthehet në një patologji të përsëritur.

Në personat e prekur nga sindromi i xhelozisë, ekziston një çekuilibrim në nivel cerebral që sipas mjekëve ka nevojë për mjekim, me synimin që xhelozia të mos kthehet në kërcënim./24oreinfo.com

loading...