Sëmundja/ Anuloi koncertet, por Flor Mumajesi i la të gjithë pa fjalë. Ja pse

Kur të gjithë mendonin se është i sëmurë dhe ka anuluar koncertet sipas statusit që Flori Mumajesi ndau vetë me miqtë, kantautori i pëlqyer i momentit shfaqet si një latin i nxehtë në klipin “Karma”, një bashkëpunim gjithë adrenalinë me Klajdi Harunin, Brunon e DJ Vickyn.
Vetëm pak orë nga publikimi i klipit, kanë vërshuar pëlqimet dhe komentet për çunat e “Threedots”, duke e konsideruar “hit-in” e kësaj vere në gjuhën më në modë të stinës së verës, spanjishten.
Prej ditësh ndjekësit dhe fansat e zjarrtë të çunave të “Threedots” kishin nuhatur një projekt të veçantë në horizont, të ngacmuar vazhdimisht nga postimet e Flori Mumajesit, Klajdi Harunit, Brunos e DJ Vickyt, të cilat mbanin të gjitha një emër… “Karma”. Pikërisht kështu titullohet kënga e sapopublikuar, e cila ndryshe nga projektet që kemi parë deri më sot prej tyre, i sheh ata të gjithë bashkë, duke i pasuar njëri-tjetrit pjesët e këngët, të cilat duken se të gjitha kulminante.
Ata sjellin ritmet latine me gjuhën spanjolle, e cila na është bërë “si e shtëpisë” tashmë, femrat seksi dhe djemtë romantikë, secili në mënyrë të veçantë nga tjetri e bëjnë këtë këngë menjëherë të memorizueshme. Ashtu siç shpesh ndodh vitet e fundit, edhe demoja e kësaj kënge u realizua në gjuhë të huaj.
Por rezultati fillestar i surprizoi këngëtarët, duke i shtyrë ata ta mendoni seriozisht ta sillnin për publikun këngën në po të njëjtën gjuhë. E shumë mirë kanë bërë, pasi në këtë formë mundësitë për t’u pëlqyer edhe nga dëgjuesit e huaj janë të mëdha, një gjë që nuk u ka shkuar aspak ndërmend çunave, kur u lindi ideja e këngës. Tashmë është “Karma” e Florit, Brunos, Klajdit e DJ Vickyt ajo që pritet të pushojë plazhet, pistat e pishinave apo clubet verore.
FLORI MUMAJESI: LËNDIMI PREJ TË CILIT RREZIKOJ T’I ANULOJ TË GJITHA KONCERTET
Natyrisht rikthimi i Florit në këtë klip i gëzoi fansat e tij, të cilët u mërzitën kur morën vesh se Flori Mumajesi ka anuluar koncertet për shkak të problemeve me shëndetin. Ishte vetë ai që i njoftoi ndjekësit me statusin në fjalë ku shkruante:
“Nuk di a duhej ta bëja këtë postim apo jo, por e ndiej detyrim për ata njerëz që nuk kanë mundur të më shohin në koncert. Kam dy ditë që luftoj me dhembjen në kraharor për të mos munguar, për të qenë aty me ju deri në minutën e fundit… Por nuk ia dola dot dhe është dhimbja më e madhe në të vërtetë… Pas këtij lëndimi rrezikoj t’i anuloj të gjitha koncertet. Doktorët më kanë dhënë një afat nga 3 deri në 6 javë për t’u rikuperuar, por unë shpresoj të bëhem mirë më shpejt. Shpresoj mos t’ju shqetësojë ky postim. Nuk më pëlqen ta dramatizoj më shumë, është një lëndim i kockës brenda në krah që duhet kaluar vetëm me energji pozitive. Ju dua!”, përfundonte statusi i muzikantit të njohur.