Selena Gomez thumbon Justin Bieber

loading...

foto (2)

loading...
Teksa Justin Bieber po përjeton momente të këqija dhe karriera e tij ka pësuar rënie të dukshme, e njëjta nuk mund të thuhet për ish të dashurën e tij, këngëtaren Selena Gomez.
Selena së fundmi ka thumbuar Justin duke bërë disa deklarta që u duk sikur qenë të dedikuara për të.

Duke folur për filmin e saj më të ri,’ Spring Breakers’ ku ajo paraqitet e përfshirë në drogë, armë, të shara dhe seks, Selena e ka pranuar se ky film është shumë më ndryshe dhe se në jetën e përditshme nuk ka eksperienca të tilla siç paraqitet në film.
’Unë madje as nuk jam një vajzë e ndejave e cila dëshiron të festojë deri në gjashtë të mëngjesit. Kam një instinkt natyral që mos ta teprojë. Këtë gjë nuk e bëjë për shkak që i frikësohem publicitetit negativ por thjeshtë mendoj se ju mund t’ia kaloni mirë dhe të mos e humbisni kontrollin vetëm se disa njerëz e dëshirojnë këtë gjë”, ka thënë aktorja.
Selena ka thënë se ajo nuk dëshiron asnjëherë të bëjë diçka të keqe e ti zemërojë apo ti humbas fansat e saj. Këtë gjë duket se i’a dedikoji Justin i cili është përballur me problem të natyrës së tillë kohëve të fundit./LajmeOnline/

loading...