Selena Gomez: Kam bërë Justin të qaj

loading...

selena-320x180[1]

loading...
Pak javë më parë u përfol ndarja e çiftit Justin Bieber e Selena Gomez, idhujve të adoleshentëve, por asnjëri prej tyre kishte pranuar të jepte detaje. Dje, Gomez ka qenë e ftuar në David Letterman Show dhe pasi ka rrëfyer se është singël dhe e lumtur, ka vënë në lojë ish-të dashurin e saj.

“Herën e fundit që ke qenë e ftuara ime ishe e fejuar me Justin Bieber. Tani nuk je më, apo jo”,- ka pyetur David Ltterman, “Jo, Jam beqare dhe jam shumë mirë”, ka replikuar Selena.

Por deklarata më “e nxehtë” ka ardhur më vonë, kur David i ka thënë: “Herën e fundit që Justin ishte këtu, kemi bërë një bisedë dhe në fund të saj e bëra të qante” dhe Selena është përgjigjur: “Mirë. Paskemi qenë dy”.

loading...