Selena Gomez i vjedhin Instagramin, fotoja e Justin Bieber siç e ka bërë nëna po “thyen” rrjetin

Këngëtares së njohur e të pëlqyer në të gjithë botën, Selena Gomez i kanë hakuar profilin e saj zyrtar në Instagram.

Vetëm disa çaste më parë hakerat i postuan në profil një foto të ish-të dashurit të saj Justin Bieber, tërësisht të zhveshur me përshkrimin:

“Ngjan si karkalec, jemi ne në qendër të skenës tashmë”.

Komentet vërshuan dhe shumica e fansave e kuptuan se profili i këngëtares po përdorej nga dikush që donte t’i prishte imazhin.

Fotoja nuk ka qëndruar për shumë kohë në profilin e Selenës dhe mendohet se situata është marrë nën kontroll.