Selam Alili nga Shkupi në akademinë e Arsenalit

lajme-Selam_Alili_Almakos_686249459

Skuadra e Arsenalit nga Londra përmes agjentit të saj për Evropën juglindore – Lakis Papajoanu, ka përzgjedhur disa futbollist të rinj nga Maqedonia të cilët punën e tyre në Akademinë elitare të Arsenalit do të vazhdojnë në Selanik. Papajoanu për disa ditë qëndroi në kampin veror i cili u mbajt në Strumicë, ku morën pjesë më shumë se 120 fëmijë nga vendi dhe jashtë. Skautët e Arsenalit, tani më nga Maqedonia, kanë veçuar  mesfushorin Selam Alili nga Shkupi dhe portierin  Deni Iliev.  Mesfushori  12 vjeçar, nga Krushopeku nga 18 gushti, do të jetë anëtar i akademisë elitare të Arsenalit dhe njëkohësisht  do jetë edhe futbollisti i parë nga Maqedonia, që i bashkohet një ekipi të “topxhinjëve”.  Skuadra londineze edhe në të ardhmen do orvate të gjejë yje në këto troje. “Në këto hapësira ka talent dhe zbulimin e tyre do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Tani më një fëmijë e kemi marrë në akademinë elitare të Arsenalit. Besoj se edhe më tej do të zbulojmë talent në këto hapësira. Unë do jem shumë i lumtur që të zbuloj edhe më shumë talent të cilët nga këto hapësira do të luajnë në ekipet e Arsenalit. “, përfundoi skauti i Arsenalit- Lakis Papajoanu. Po ashtu edhe ndërmjetësi në organizimin e këtij kampi Georgiev thotë se këto janë trojet të cilat kanë pasur dhe do kenë talent të futbollit, por mënyra e vetme për tu avancuar edhe më shumë në futboll është ikja sa më herët nga vendi. “Duhet t’u japin shans fëmijëve  për tu dëshmuar dhe të gjejnë rrugën e tyre deri tek suksesi. Sigurisht se suksesi është më i madh, po që se fëmija do të kishte dalë jashtë vendit dhe të shkojë, në ndonjë skuadër të madhe. Atje ka kushte më të mira për punë dhe ka më shumë gjasa për tu bërë një futbollist i madh. “, përfundoi Vasko Georgiev. Ndryshe kampi  të cilin e organizoi akademia elitare e Arsenalit për Evropën juglindore ishte i pari në vendin tonë. Fëmijët të cilët zgjidhen në raundin e parë, ftohen në Selanik ku edhe kryhet testi i fundit për tu bërë pjesë e ekipeve të Arsenalit.