Sekuestrohet pasuri në Prevallë (VIDEO)


Përmes një aksioni policor “Kristal” është sekuestruar pasuria e familjes Kqira në Prevallë.

Kësaj familje nga Prizreni iu është sekuestruar pasuria nën dyshimin që është përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet fajdes, detyrimit, kanosjes dhe mashtrimit.

Në pasurinë e sekuestruar përfshihen një hotel, një restorant, një verandë, një lokal dhe një parcelë toke, vlera e të cilave arrin në 3.5 milionë euro.

Sipas deklaratës së policisë, 9 persona janë arrestuar deri më tani, lidhur me këtë rast për krim të organizuar e të cilët janë akoma në proces gjyqësor, ndërsa familjes në fjalë iu është sekuestruar pasuria edhe më herët duke përfshirë para të gatshme në vlerë prej më shumë se 300 mijë eurosh, 700 gram ari si dhe 7 vetura, njofton Klan Kosova.

Familja Kqira ka reaguar ndaj vendimit duke thënë se pasuria që ata kanë, e gjitha është krijuar me punë nga vitet 1960 në Zagreb të Kroacisë.

Kronikë nga Klan Kosova.
pasuri-690x380