Sekuestrohen 5 mijë dollarë falso/ Do hidheshin në treg nga përdorues droge (VIDEO)

1

Një sasi prej 5 mijë dollarësh me prerje 100, gati për t’u hedhur në treg u sekuestruan nga policia e Tiranës. Dollarët mendohet se futeshin në Shqipëri nga Zvicra nga një grup kriminal, i cili sipas hetimeve të para, shfrytëzonte përdoruesit e drogës për të nxjerr në treg  kartmonedhat.

Dy përdoruesit e drogës përdoreshin për të këmbyer dollarët falsë në një pikë këmbimi valutor, ndërsa dy persona të cilët i shfrytëzonin i prisnin me makinë jashtë.

Policia thotë se operacioni i koduar “Distinktivi” u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasve I. Nasufi dhe H. Taka, të cilëve iu sekuestrua edhe shuma prej 5 mijë dollarësh.

Gjithashtu u zbulua si pjesë e këtij grupi edhe shtetasi E. Piraçi, i arrestuar më herët nga policia. Ky i fundit mendohet se ka futur sasinë e dollarëve false në vendin tonë nga Zvicra.

Operacioni është kryer nga drejtoria kundër krimit ekonomik në policinë e Tiranës.