Sekuestrohen 30 kg drogë

loading...

269221_474488362604958_1805719696_n

loading...
Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 30 kg marijuanë dhe ka arrestuar edhe transportuesin e drogës.

Policia bëjnë me dije se është arrestuar 24-vjeçari Taulant Mustafaraj, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij me targa AA 244 FO është gjetur lënda narkotike. Droga u gjet e fshehur në shasinë e automjetit të 24-vjeçarit e ndarë në disa pako.

Sasia e lëndës narkotike ishte blerë nga i riu në fshatin Lazarat dhe mendohet se do ta trafikonte në Greqi. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

loading...