Sekuestrohen 12 makina luksoze në Tiranë, kush janë 17 persona që i posedonin

Policia e Tiranës ka sekuestruar 12 automjete luksoze.

Në kuadër të operacionit “Summer 2017” strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për goditjen e paligjshmërisë kanë proceduar penalisht 17 persona që mendohet se i disponojnë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të dyshura të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë.

Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme:

1 – Mercedes Benz, E Class

2 – Mercedes Benz, S Class

3 – Mercedes Benz, ML

4 – Audi, A8

5 – BMW, X5

6 – BMW, X6

7 – BMW, X6

8 – BMW, X6

9 – Range Rover, Sport

10- Range Rover, Sport

11- Range Rover, evoque

12- Toyota, Avensis

13- Yamaha, T-Max

14- Yamaha, T-Max

15- Suzuki, GSXR 750

16- Aprilia, Scarabeo

17- Aprilia, Scarabeo

Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë. Në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht 17 shtetas, për “Trafikim të mjeteve motorike”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.