Seksi, arsyeja që i bën femrat të lulmtura!

loading...

0022

loading...
A janë të lumtura femrat? Dhe për më tepër, cila është arsyeja? Më shumë se gjysma e femrave në Itali pranon se për to lumturi do të thotë një jetë e mirë seksuale. Studimi ka dalë në përfundimin se në “ndërtimin e lumturisë, seksi është më i rëndësishëm se paraja. Pasi janë analizuar të dhënat e mbledhura nga 16000 të anketuar, një grup studiuesish ka përllogaritur se lumturia e arritur duke modifikuar frekuencën e raporteve seksuale nga një në muaj, në një të tillë në javë, është e barabartë me lumturinë që sjell fitimi i 50 mijë dollarëve. Pra a mund të themi se një jetë e mirë seksuale na bën të lumtur?

Gillian Einstein, docente në psikologji dhe pedagoge në Universitetin e Torontos jep shpjegimet e saj rreth lidhjeve mes seksit dhe lumturisë.

Lumturi = kënaqësi = seks

Kombinimi i gjeneve, hormonet dhe eksperiencat jetësore ndikojnë dukshëm në seksualitetin e njeriut. A vlen kjo edhe për lumturinë? Eksperti thotë se kjo është e vërtetë e padiskutueshme. Nëse e shohim depresionin si një formë e të qenit i palumtur, kuptojmë se ai është i lidhur me hormonet, si në rastin e depresionit pas lindjes. Ka disa lloj ndërveprimesh mes sistemit hormonal të stresit dhe ati seksuale dhe të dy këto kategori hormonesh steroide sintetizohen nga kolesteroli, prandaj çdo tepri në prodhimin e njërit modifikon edhe prodhimin e tjetrit. Ndjenja e të qenit i lumtur lidhet me kërkimin e kënaqësisë dhe qarqet e kësaj të fundit luajnë një rol thelbësor në seksualitet.

Sa i rëndësishëm është seksi?

Çfarë i bën të lumtura femrat në ditët e sotme? Përgjigja nuk është dhe aq e qartë: karriera, paratë, familja janë të rëndësishme, por në vendet e para për shumë prej tyre është pikërisht seksualiteti?sipas një studimi të fundit, përbërësit kryesorë të lumturisë femërore, duke hequr mënjanë shëndetin, janë seksi dhe koha për t’iu përkushtuar vetes. 66 për qind e femrave italiane thonë se për t’u ndier mirë duhet të kenë një jetë të mirë seksuale. Studimi i kryer në nivel europian zbuloi se mes preferencat ndryshonin sipas vendeve. 4500 femra të moshës 20-49 vjeç u pyetën për arsyet që i bënin të lumtura. 71 për qind e italianeve dhe 83 për qind e ruseve thanë se përbërësi themelor për lumturinë ishte seksi. Ndërsa holandezet dhe britaniket vunë në vend të parë nevojën për të pasur një partner të mirë.

Seks pa dashuri

Binomi seks-lumturi është i vlefshëm vetën në rastet kur mund të flitet edhe për ndjenja, apo femrat dinë të shijojnë edhe seksin pa dashuri? Në fakt, përgjigja është individuale. Për disa meshkuj, por edhe për një kategori femrash, seksi pa dashuri mund të çojë në një formë të lumturisë, por për të tjerë kjo mund të jetë shumë më pak në aspektin emocional. Duhet theksuar se prodhimi i oksitocinës, një hormon peptid, kryhet njësoj si gjatë një orgazme femërore, ashtu edhe gjatë asaj mashkullore. Ky hormon luan një rol thelbësor në lidhjet mes partnerëve dhe në përgjithësi në sjelljet sociale. Për këtë arsye, është e vështirë të imagjinohet që të dy partnerët të arrijnë orgazmën pa provuar një ndjesi të bashkimit të tyre, një ndjenjë shumë e ngjashme me dashurinë

loading...