Seks të çmendur në tren (Video+18)

Image zd.jpg
Aktorja hollivudiane Zoe Saldana, e cila aktualisht është duke promovuar serialin, i bazuar në filmin e famshëm të Roman Polanskit, “Baby Rosemary”, me rastin e gostitjes në një radio nuk e ka pasur problem të zbulojë se cili ishte vendi më i çmendur që ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale ndonjëherë.

Në fakt, aktorja gjatë kohës sa ishte në emisionin e mëngjesit në radio shoun “Sway In The Morning”, tha se seksin më të çmendur e ka bërë në tren.

“Në një tren që udhëtonte në drejtim të Coney Island, në mes dy vagonëve ishte një super geto, aty e kam bërë seksin më të çmendur ndonjëherë”, tha aktorja 35-vjeçare, e cila kujtojmë se për një kohë ishte në lidhje edhe me aktorin Bradley Cooper.

Aktorja ka pranuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale edhe në makinë, avion, por në tren ishte më emocionues, por gjithashtu bëri me dije se këto momente nuk i ka përjetuar me bashkëshortin e saj aktual, Marc Perego. “Kjo është e kaluar, tani unë jam një zonjë e vërtetë”, tha me buzëqeshje ish e dashura e biznesmenit Keith Britton.