Seks skandali: Cetinasja që shkatroi ish ministrin

45653_478824782171316_879126606_n

Ish ministri malazez Miroslav Ivanisheviq pohon se është viktimë e shantazhit të mikeshes së tij për të cilën ka dhënë dorëheqje

Cetinasja Vesna Gjukiq Ivanoviq e cila në opinion është e njohur si person në videon komprometuese të zyrtarit të DPS Miroslav Ivanisheviq, ka mohuar se ajo ka publikuar videon në youtube. Ajo në për të përditshmen “Dan” ka thënë se me Ivanisheviqin ka qenë në një lidhje jashtë martesore disa vjeçare nga e cila kanë një vajzë dy vjeçare Stefana, ndërsa deri te konflikti në mes tyre ka ardhur pas Ivanisheviq tërhoqi njohjen e etërisë.  Derisa opozita kërkon të hetohet prejardhja e pasurisë së njeriut të parë të institucionit të revizorit shtetëror , ai pohon se është viktimë e shantazhit të mikeshëssë tij për cka ka dhënë dorëheqje. Vesna Gjukiq pohoi se Ivanisheviqi është baba i fëmijës së saj, dhe se i paguan alimentacionin në muaj prej 3.000 euro dhe kistin për xhipin prej 1.000 euro. Ivanisheviq si kryetar i senatit të DRI ka pasur pagën mujore prej 1.700 euro. Ai ka demantuar ti ketë dhënë aq para, duke pohuar se shuma e përgjithashme që i ka dhënë për alimentacion ka qenë 4.200 euro.

“Do ta zbardhë kurthin që më ëstë ngritur, të gjitha shantazhet dhe krimin që ndaj meje ëstë bërë. Këtë do ta bëjë përmes institucioneve në proceset të cilat i kam filluar dhe atyre që do ti fillojë”, thotë Ivanisheviq.