Seks me dashnorin në sy të fëmijëve, flet i ati i nuses: Sime bije i kanë ngritur skenar

Një video e publikuar disa ditë më parë në emisionin “Me zemër të hapur”, ku protagoniste ishte një nënë nga Kopliku e cila kryente veprime të turpshme e mbyllur brenda në dhomë me të dashurin e saj në prezencë të fëmijëve, ka bërë xhiron e rrjetit..

Ajo ishte futur brenda në shtrat me të dashurin e saj dhe fëmijët, e veshur vetëm me të brendshme po kryente veprime të turpshme në sy të të miturve.

Fëmijët e moshës 8 dhe 5 vjeç shpërthyen në të qara dhe e gjithë videoja tregon një skenë të shëmtuar por edhe dëshmon një çështje shumë delikate për t’u trajtuar.

Ka qenë kunata e protagonistes ajo e cila ka hyrë në dhomë dhe ka filmuar videon, ndërkohë që është bërë virale në rrjetet sociale dhe është parë edhe nga familjarët e nuses dhe bashkëshorti i saj Peri i cili është emigrant në SHBA prej 4 vitesh.

Familja Nacaj kërkoi kujdestarinë e fëmijëve ndërkohë që nusja e familjes ka rrëfyer se ajo i ka rritur fëmijët me sakrifica dhe familja e bashkëshortit të saj e ka dhunuar sistematikisht.

Protagonistja e videos ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka një lidhje jashtëmartesore në SHBA.

Skandali është denoncuar në të gjitha institucionet pasi ajo ka pranuar gjithçka në video si të vërtetë.

Për të folur rreth kësaj ngjarje, në studion e misionit gjendet babai i nuses së familjes Nacaj dhe pas pak pritet një bisedë telefonike me vetë protagonisten.

Ai është shprehur se videoja ka bërë jehonë në rrjetet sociale dhe se ka 7 muaj që është regjistruar.

I është ngritur skenar sime bije”, janë fjalët e tij.