Sekreti i fitores së Realit, zgjeroi fushën për ndeshjen ndaj Wolfsburg

loading...


Real Madrid vendosi që për ndeshjen ndaj Wolfsburg të zgjeronte fushën e stadiumit “Santiago Bernabeu”.

Madrilenët e dinin që përballë do të kishin një skuadër që do të mbyllej në mbrojtje e për këtë arsye zgjeruan fushën që edhe mbrojtja kundërshtare të hapej.

Lajmin e dha një televizion katalanas, që kishte kapur edhe pamjet e punëtorëve të fushës duke fshirë vizat e vjetra e duke bërë të rejat.

Gjithsesi, kjo është një praktikë që përdoret gjerësisht nga shumë skuadra.

/ Top Channel
Untitled

loading...

loading...