Sekrete bukurie: Pse duhet të përdorni maskara në vetullat tuaja

maskare-perdorni-vetullat-tuaja

Për mbushje sa më natyrale të vetullave, evitoni pudrën dhe lapsin për vetulla…

Pyetje: Si mund të arrij efektin sa më natyral gjatë mbushjes apo plotësimit të vetullave?

Përgjigje: në prapaskenat e shoë-ut të mbajtur në dimër 2016, makeup artisti bëri një hap të vogël duke e shëndrruar maskarën në funksionalitete të shumta, me një fjalë në përdorimin edhe të qerpikëve por edhe të vetullave. Në Ralph Lauren, Tom Pecheux ka ngjyrosur vetullat me maskarë për ti bërë ato më të plota. Ai thekson se plotësimi i vetullave me pudër apo laps vetullash i bën ato të duken shumë artificial, duke ngjasuar si pikturim në lëkurë. Me anë të maskarës, depërtimi i ngjyrës bëhet vetm në qime, jo në lëkurë, duke i dhënë kështu pamje natyrale.

James Kaliardos, ka përdorur në sfilatën e tij maskarë të zezë tek të gjitha modelet, pa marrë parasysh se çfarë ngjyre të vetullave kishin ato. Ai sqaronte se ngjyrosja bëhet qime për qime, duke mbushur hapësirat lehtë si dhe duke i trashur dhe zgjatur ato për ti dhënë pamje fuqiplotë.