Sekretarja i kërkoi ngritje në detyrë, shefi i bën gjëmën pas dy javësh (FOTO)

Elon Musk drejtori i kompanisë Tesla i dha asistentes së tij një provë 2-javore kur ajo i kërkoi një ngritje të lartë në detyrë por ajo që i ndodhi asaj është një mësim i rëndësishëm për karrierën e të gjithëve.

Asistentja Mary Beth Brown i kërkoi Musk-ut një rritje të konsiderueshme pasi kishte punuar me të për 12 vjet. Në përgjigje, Musk i tha Brown-it të merrte dy javë leje, gjatë së cilës ai do të merrte përgjegjësitë e saj dhe do të shikonte nëse e meritonte ngritjen në detyrë apo jo?

Kur Brown u kthye, Musk i tha asaj se nuk kishte më nevojë për të.

Musk i ofroi Brown një pozicion tjetër në kompani, por ajo nuk u kthye kurrë në zyrë pas kësaj.

Ky shembull është shumë ekstrem, por është një mësim i fortë për të kuptuar se për çfarë jeni të vlefshëm në organizatën tuaj.

Ekspertët e biznesit thonë se rreth 15 minuta në ditë duhet t’i japim kohë vetes për të menduar kërkesat që duhet të bëjmë në vendin e punës.