Sekiraqa akuzon Policinë për montim të rasteve kundër tij (VIDEO)

loading...


Nuk kishte ndonjë të keqe me Triumf Rizën, andaj thotë se nuk ka pasur as motiv për ta nxitur vrasjen e ish policit të njësisë speciale.

Ky është qëndrimi i Enver Sekiraqës, që dha para trupit gjykues në fjalën e tij mbrojtëse.

Sekiraqa të hënën akuzoi Policinë për montim të rasteve kundër tij, njofton Klan Kosova.

Bile u betua se edhe CD-ja, me incizimin e rrahjes në SWIS Casino, ishte montuar nga policia.

Gjer e gjatë Sekiraqa shpjegoi edhe incidentin e vitit 2007, që kishte ndodhur mes tij e Njësisë Speciale të Policisë në Ferizaj.

Për këtë rast, Sekiraq tha se e din se kush e ka porositur.

Enver Sekiraqa të hënën foli edhe për intervistën që kishte dhënë e as një herë nuk ishte transmetuar në Televizionin Publikë.

Thotë se ka informacione që deputet të parlamentit e kishin ndaluar emetimin e kësaj interviste.

Kronikë nga Dibran Istrefi.
ra

loading...

loading...