Sejdiu e quan Isa Mustafën lider kalimtar të LDK-së

Ish-lideri i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka thënë se kishte shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Isa Mustafën dhe për ta çuar LDK-në përpara, por ky i fundit nuk e ka pranuar gatishmërinë e tij. Sejdiu e ka akuzuar lidershipin e LDK-së se e do partinë si trampolinë të rastit për t’i përmbushur ambiciet personale.

Sejdiu e ka quajtur Mustafën lider kalimtar të LDK-së. “Në lidershipin e LDK-së ka njerëz pa rezultate, ka edhe asi që nuk kanë kaçik t’i kryejnë me përgjegjësi funksionet e ngarkuara”, është shprehur Sejdiu, duke konfirmuar se është i gatshëm që me procese demokratike të vijë në krye të partisë dhe i bindur se do ta kthejë LDK-në në pushtet.

“Kam ambicie të jem në LDK ashtu siç kam qenë. Nëse LDK-ja mendon se në një proces normal të kem angazhime më të drejtpërdrejta, më aktive dhe në role të rëndësishme, unë jam këtu. Jam i gatshëm në procese normale dhe me besimin e anëtarësisë”, ka thënë Sejdiu për ”Epoka e re”./LajmeOnline/