Seferi: Fitoren ia dedikoj kombit shqiptarë – VIDEO

seferi_9246

Nuri Seferi i ka falënderuar të gjithë fansat që e kanë mbështetur në meçin ndaj Gusmyr Perdomos, i cili u zhvillua në Berlin. Tysoni shqiptarë thotë se këtë fitore ia dedikon kombit shqiptarë.
Nuri Seferi e mposhti Gusmyr Perdomon pas tetë raundeve, në duelin e zhvilluar të shtunën në Universal Hall të Berlinit. Ai i ka falënderuar të gjithë fansat që e kanë mbështetur në meçin ndaj boksierit nga Venezuela. Tysoni shqiptarë thotë se këtë fitore ia dedikon kombit shqiptarë.

“Dua të shpreh mirënjohjet e mia të veçanta për të gjithë fansat e mi që ishin prezent në Berlin. Po ashtu dua që nga zemra ti përshëndes edhe te gjithë juve që me keni mbështetur ne çdo hap dhe që më keni përcjell me vëmendje ndeshjen nga ekranet televizive. Kjo fitore i dedikohet gjithë kombit shqiptarë e në veçanti Luginës se Preshevës’’, ka shkruar Seferi në facebook.

Në këtë duel Seferi e ka pasur edhe përkrahjen e shumë bashkatdhetarëve të cilët ishin në numër të madh në Universal Hall.

Seferi, i cili mbante pozitën e 14 të botës në kategorinë 90kg (Cruiserweight), pas kësaj fitore ka gjasa të ngjitet në Top 5 të botës. Nëse ndodh kjo, Albanian Tyson (Tysoni shqiptarë) ka gjasa të luftoj për titullin e botët në versionin WBO.

Seferi gjatë karrierës si profesionist ka zhvilluar 41 meçe. Ai ka fituar 35 lufta, prej tyre 20 me nokaut. Kurse, ka gjashtë humbje, prej tyre një me nokaut.

Dueli i plotë ndërmjet Seferit dhe Perdomos