Seedorf fiton trofeun e parë me Botafogon

seedorf

Ish lojtari i Milanit, Clarence Seedorf fitoi trofeun e parë me skuadrën e Botafogo që kur u transferua në Brazil vitin e kaluar. Mesfushori ishte pjesë e ekipit që mundi me rezultatin minimal 1-0 për të siguruar “Guanabara Cup”. Më pas legjenda holandezo pohoi për “Globoesporte.com”:

“Ndihesh mirë kur fiton, kjo tregon që gjitha trofetë janë të rëndësishëm. është trofeu im i parë këtu dhe jam i lumtur, por titulli nuk ishte për mua, ishte për të gjithë tifozët tonë dhe fasant që ishin të pranishëm në stadium. Ata e meritonin këtë dhe gjithmonë duhet të besojnë tek ne”, theksoi Seedorf.