Së shpejti albumi më i ri i Michael Jackson

loading...

loading...
Një album i ri i Michael Jackson pritet të dalë më 13 maj. Kështu ka njoftuar studio Epic Records.
Albumi do të quhet “Xscape” dhe do të përmbajë tetë këngë të incizuara më parë nga mbreti i popit.

“Xscape” do të jetë në iTunes më 1 prill ku mund të bëhen porositë për blerjen e tij. Kjo studio më parë kishte realizuar edhe dokumentarin “This Is It” që përmbante 6 këngë të papublikuara më parë.

Epic Records kishte qasje në tërë karrierën e Jacksonit përgjatë katër dekadave.
Michael Jackson vdiq në qershor të vitit 2009.

Fotoja në ballinën e albumit gjendet më poshtë.

loading...