Se kam ditur që vajza ime drogohet

loading...

foto (1)

loading...
Rokeri legjendar, Jon Bon Jovi, në një emision televiziv ka folur rreth mbrëmjes kur vajza e tij kishte marrë mbidozë të heroinës.

Në nëntorin e kaluar, 19-vjeçarja Stephanie Bongiovi ishte dërguar në spital, pasi ishte gjetur pa vetëdije në dhomën e saj në Hamilton College në New York. Ndërsa pranë saj ishte gjetur edhe një pako e vogël me heroinë.

“Ka qenë thirrja më e keqe që më është bërë në jetën time”, ka deklaruar frontmeni i grupit “Bon Jovi” duke shtuar se nuk e kishte ditur që vajza i drogohej.

“Ajo tash është për mrekulli dhe unë vlerësoj mendimet dhe lutjet e të gjithëve. Megjithatë, ky është një problem shumë i vështirë me të cilin përballen prindërit. Tash ka presion të madh mbi fëmijët që kanë qasje ndaj gjërave që gjenerata ime nuk ka pasur. Jam i bekuar që ajo tash është e shëndoshë dhe do ta kalojmë këtë”, ka thënë 51-vjeçari./LajmeOnline/

loading...