“S’di me kë e kam”, 25 vjeçarja nga Pogradeci me tre të dashur bëhet “për të vrarë veten”

Një 25-vjeçare nga qyteti i Pogradecit po përballet me një situatë mjaft të vështirë në jetën e saj.
Kjo pasi vajza, e cila kishte tre lidhje njëkohësisht, ka mbetur shtatzënë dhe nuk di se me kë e ka fëmijën.

Lajmin e bëri të ditur mëngjesin e sotëm gazetarja e emisionit “Aldo Morning Show”, e cila tha:

Një 25-vjeçare e cila mbante tre lidhje në të njëjtën kohë, një në Pogradec, 29 vjeç dhe dy në Korçë, ka mbetur shtatzënë dhe nuk di se me kë e ka. Ajo është ndarë nga dy djemtë nga Korça dhe ka shkuar tek 29-vjeçari në Pogradec duke i thënë se e ka fëmijën me të. Vajza mund të ketë qenë edhe në gjendje të dehur dhe nuk e mban mend.