Schwarzer, portier i ri i Chelseat


Chelsea ka konfirmuar se ka transferuar portierin Mark Schwarzer si transfer i lirë. Ai ndihet i lumtur që ju dha mundësia t’i bashkohet njw klubi si ai londinez.
“E zgjodha Chelsean pasi është një klub fenomenal dhe që i përshtatet aftësive të mia. Të jem nën urdhrat e Jose Mourinhos me të vërtetë është një kënaqësi”, tha Schwarzer, i cili do të jetë rezervist i portierit të pazëvendësueshëm, Peter Cech. /LajmeOnline/