Schumacheri komunikon me familjen

Legjenda e Formula One, Michael Schumacher, aktualisht po komunikon me familjen e duke i rrahur kapakët e syve.
Ish-shoferi i Formula 1 është duke shënuar përmirësime të dukshme sa që deri në fund të muajit të ardhshëm, ai edhe mund të lirohet për në shtëpi.
Por ai megjithatë do të ketë nevojë për kujdes mjekësor për t’i tejkaluar lëndimet kërcënuese për jetën që i pësoi gjatë aksidentit me ski.