Schumacher po përmirësohet

loading...

loading...
Duket se rindizen shkëndijat e shpresës për Michael Schumacher. 94 ditë pas aksidentit në dëborë, Schumi duket se po jep sinjale përmirësimi dhe familja, miqtë dhe mjekët duket se janë optimist për të ardhmen e ish-pilotit të Formula Një. Menaxherja Sabine Kehn zbuloi për të përditëshmen gjermane “Bild”; “Edhe një herë tjetër mund të them vetëm një gjë, ka sinjale që na japin kurajo”.

E ndërsa spikasin zërat mbi hipotezën e një transferimi të Michael Schumacher nga klinika e Grenoble në Francë ku ndodhet që prej aksidentit, në një strukturë rehabilitimi, zëdhënësja Kehm nxitoi të saktësojë se bashkëshortja e ish-pilotit absolutisht që nuk ka ndërtuar një mini-spital që kushton 12 milionë Euro brenda ambienteve të një vile për të marrë në shtëpi burrin e saj. Zhurmat sipas të cilave Korinna ka transformuar shtëpinë e saj në një spital, posaçërisht për Schumacher janë absolutisht të pabazuara.

loading...