Schumacher, lajmi më i mirë në vitin 2016

loading...


Michael Schumacher është duke u rikuperuar ngadalë, ka njoftuar menaxherja e tij, Sabine Kehm.
Pas pritjes së gjatë, më në fund vjen një lajm i mirë nga Michael Schumacher.
Menaxherja e tij, Sabine Kehm ka njoftuar se ish kampioni i botës në Formula 1 është duke u rikuperuar ngadalë nga lëndimet e rënda në tru që pësoi pas një aksidenti në skijim.
“Ne jemi të lumtur të themi se Michael ka bërë sërish progres edhe pse ai është i vogël”, deklaroi ajo, përcjell “Lajmi.net”.
“Duke parë shkallën e dëmtimit, mund të them vetëm se rikuperimi do të jetë i gjatë. Jo vetëm për Schumacher, por për të gjithë ne kjo do të jetë një betejë e gjatë. Por, nga ana tjetër, jemi edhe të lumtur që marrim pjesë në këtë sfidë dhe kur shohim progres”, u shpreh Kehm.
sc

loading...

loading...