Sarandë, dhëndri mbyt vjehrrën

loading...

Një tjetër rast vrasjeje është shënuar ditën e sotme në Shqipëri. Policia njoftoi se në Sarandë dhëndri ka goditur me mjete të forta vjehrrin, duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karahaxh
f.0716181310335_m

loading...

Viktima është identifikuar si Jani Koka, 93 vjeç, ndërsa autor i ngjarjes është Kristo Gjino, 60 vjeç.

Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, por paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një debati për pronën.

Në debat janë përfshirë Kristo, autori i vrasjes dhe Elefteria Gjino, bashkëshortja e tij. Në spital ka përfunduar edhe bashkëshortja e 93-vjeçari, pas disa plagëve të marra, transmeton panorama.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /LajmeOnline/

loading...