Sarah Jessica Parker: Sex And The City ia hapi rrugën serisë Girls

f1_14-sexcity1363252871

Sarah Jessica Parker ka thënë se seria e saj “Sex And The City” ka trasuar rrugën për serinë “Girls”, duke insistuar se seria e Lena Dunham nuk do të kishte pasur sukses pa paraardhësen e saj.

Aktorja, e cila ka luajtur rolin kryesor në gjashtë sezone dhe në dy filmat spin-off, është një fanse e madhe e dramës së New Yorkut dhe është e bindur se puna e saj si producente prapa skenës u ka ndihmuar skenaristeve dhe regjisoreve femra siç është Dunham.

“HBO-ja më ka ndihmuar shumë në rolin që e kam pasur pas kamerës dhe e ndjej se ende nuk e kemi mbaruar. Nuk e di nëse kjo ekziston për Girls. Është një mënyrë tjetër e të menduarit dhe nuk është shumë e zakonshme. Unë mendoj Dunham kuptoi zërin e saj dhe me përkrahjen e kolegut të saj producentit Judd Apatow, bëri shumë përvojë për të thënë se ajo është e zonja për këtë punë. Unë e ndiej se suksesi i ‘Sex And The City’ e bëri të mundur suksesin e vajzave dhe pa serinë do të kishte qenë ndryshe”.