Sapo ndodhi një tërmet i madh, ka të humbur dhe shtëpi të rrënuara (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë i shkallës Rihter u regjistrua mbrëmjen e sotme në ishullin Ischia në Itali.
Frika dhe paniku bëri që turistët dhe banorët e zonës të dalin në rrugë.
Një ndërprerje elektrike ndodhi në qendër të portit të Ischia.
Lëkundjet janë ndjerë dhe në pjesë të tjera të ishullit, si Barano dhe Forio.
Si pasojë e tërmetit raportohen se janë shembur pjesërisht disa ndërtesa.
Tronditja do të ndihej edhe në Procida dhe në zonën e Flegreit në Gjirin e Pozzuolit.
Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit është midis Ischia dhe bregut Flegrea (Napoli).
Në Casamicciola, në sheshin Maio një shtëpi banimi u rrëzua për shkak të efekteve të tronditjes së tërmetit.
Kisha e Purgatorit është shkatërruar, shumë hotele janë të izoluara. Ka disa të plagosur dhe disa persona të tjerë janë shpallur të humbur.
Policia dhe zjarrfikësit janë duke operuar së bashku me njësitë e shpëtimit mjekësor.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

Video Link