SAPO KA NENSHKRUAR ZYRTARE: Shqiperia tashme ka nje tranjer te ri (FOTO)


Antonis Constantinides, ka nënshkruar me Federatën e Basketbollit të Shqipërisë dhe tash e tutje do të jetë përzgjedhës i Kombëtares shqiptare.
Trajneri i Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides, ka nënshkruar me Federatën e Basketbollit të Shqipërisë dhe tash e tutje do të jetë përzgjedhës i Kombëtares shqiptare.
“Zëri” e ka siguruar edhe fotografinë e nënshkrimit të kontratës në mes të palëve, e cila është realizuar pak minuta më parë.
Shqipëria, në kualifikimet për Eurobasket 2017 do të jenë në grup me Gjeorgjinë, Malin e Zi dhe Sllovakinë. Trajneri qipriot e ka konsideruar këtë si një grup të vështirë.
Ndeshjet kualifikuese fillojnë më 31 gusht dhe përfundojnë më 17 shtator të këtij viti.
Constantinides nuk e ka pësuar asnjë humbje me Prishtinën prej se ka ardhur nga skuadra rumune, Energia Rovinari Targu Riu.
Untitled