Sapo del nga burgu, ‘ushtari’ shqiptar i mafies grabit biznesmenin italian

loading...


Një shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane për grabitjen e një pronari të një restoranti në Leçe, është ndaluar në portin e Ankonas, në tentativë për të shkuar në Shqipëri.

Shqiptari 41-vjeçar me iniciale C.E., rezultoi me identitet të rremë, shkruajnë sot mediat italiane.

Ai është hetuar disa herë në Itali për disa ngjarje kriminale, mes të cilave edhe për një shkëmbim zjarri në vitet ’90 për larje hesapesh. Shqiptari doli nga burgu i Voghera-s në muajin prill.

I pa pajisur me dokumente italiane, ai qëndroi për një muaj në një qendër pritjeje në Torino, e më pas grabiti italianin dhe vendosi të kthehej në Shqipëri. Pronari i restorantit bëri denoncimin, që çoi edhe në arrestimin e 41-vjeçarit, para se ai të arrinte tokën shqiptare.

Përveç grabitjes, C.E. është në pritje të një dënimi me 13 vite burgim nga një gjykatë në Reggio Calabria, për krime të kryera me porosi të organizatave mafioze.
images-2-5-800x445

loading...

loading...