Sanchez, Rosell i jep shpresa Interit dhe Juventusit

sanchez

Derbi i Italisë, Inter-Juventus luhet në fundjavë por dy rivalët e përjetshëm vijojnë betejën pas kuintave edhe në merkato. Objektivi i fundit i përbashkët është Alexis Sanchez, i cili për Juventusin do të thotë “top-playeri” i kërkuar prej vitesh ndërsa për zikaltërit sulmuesi i madhi projektit të nisur nga Stramaccioni.

Agjenti i kilianit pritet këtë javë në Itali për të kuptuar sa i realizueshëm është ky operacion por një “dorë” dy gjigantëve italianë u jep edhe Sandro Rosell. Presidenti blaugrana pranon se në verë Barcelona do të realizojë disa operacione.

“Të shesim lojtarë? Po, do të ishte positive, sepse nuk mund të mbajmë shumë lojtarë në skuadër dhe numri i tyre duhet të jetë 22-24 elementë. Madje e di që çdo trajner pretendon të ketë një grup ku çdo lojtar të ketë shanset e tij për të luajtur”.

Me fjalinë e fundit ndoshta numri 1 blaugrana nënkupton faktin që Sanchez por edhe David Villa nuk luajnë shumë prandaj edhe dy lojtarët mund të largohen në verë.