Samsung sjell Galaxy Alpha metalik? – FOTO

0Janë rikthyer spekulimet për një telefon të Samsungut të veshur me metal. Këtë e ka rikthyer uebsajti i Koresë Jugore, ETnews.com.

Artikulli tregon se Samsung Galaxy Alpha do të lansohet më 13 gusht. Ky telefon pritet të futet në garë me iPhone-in e “Apple”, transmeton Koha.net.

Specifikat për të nuk janë bërë ende të njohura por pretendohet se do të jetë me madhësi 4.7 inç 1080p ose 5.2-5.3 inç QHD. Samsung do të përdorë në telefonin e ri ekranin Super AMOLED. Procesori i tij supozohet të jetë Snapdragon 805.