Samsung prezenton Galaxy Duos I8262

samsung

Samsung ka prezantuar edhe një telefon tjetër të mençur nga seria Galaxy. Bëhet fjalë për modelin Galaxy Duos I8262, i cili mund të përdor dy SIM-kartela, i cili në fillim do të dalë në shitje në tregun kinez, por menjëherë më pas edhe në tregjet tjera, duke përfshirë edhe atë evropian.

Ai vjen me ekran me diagonale 4.3 inç dhe me rezolucion 480×800 piksel, punon në procesorin me dy bërthamë 1,2Ghz, ka 768MB RAM dhe punon në sistemin operues të Google-s, Android 4.1 Jelly Bean.

Sipas këtyre karakteristikave, shihet qartë se bëhet fjalë për një telefon të kategorisë së mesme, i cili blerësit do t’i tërheq me çmimin e ulët. Ndër opsionet tjera të këtij telefoni, duhet përmendur edhe kamurën me rezolucion 5 MP, ka 4GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, mbështetjen për Bluetooth 4.0, GPS, portin microUSB dhe baterinë prej 1,700mAh.