Samsung Note 4 vjen me ekran të lakueshëm

0Samsung mund të jetë duke përgatitur një version të dytë më të avancuar të pajisjes së saj, Galaxy Note 4. Një version ‘prime’ i Note 4 do të del në shitje me trup të metaltë, të alumintë dhe të magneztë sikurse edhe një ekran fleksibil.

Thashethemet nga mediumi korean ET News thonë se versioni “standard” i Note 4 vjen me ekran jo-fleksibil, ndërsa versioni i dytë vjen me ekran fleksibil.

Samsung tashmë ka eksperimentuar me ekrane të lakuara dhe me smartfonit Galaxy Round, prandaj është krejtësisht e mundshme se këtë do ta bëjë edhe me Note 4.

Është thënë gjithashtu se do të integrohet edhe një kamerë 16-megapikselëshe të stabilizuar optikisht. Sipas traditës, pajisja Note 4 mund të vjen në IFA, prandaj rrini gati për të parë se çfarë do të na sjellë Samsung në fillim të shtatorit.