Samsung krijon televizorin që mund të transmetojë dy programe në të njëjtën kohë

loading...

loading...

Nëse ziheni shpesh me pjesëtarët e familjes se kush do të shohë diçka në shtëpi, atëherë Samsung-u ka një zgjidhje.
Kompania ka zbuluar “Real” OLED TV 55 inç, i cili është televizori i parë që në kuptimin e plotë të fjalës, u mundëson dy njerëzve të shohin dy shfaqje të ndryshme në të njëjtën kohë.

Por si e realizon këtë gjë?

Me karakteristikën e veçantë multi-view, e cila adapton teknologjinë 3D për t’i shfaqur shikuesit imazhe të ndryshme në varësi të vendit se ku ndodhet, në të majtë apo në të djathtë të ekranit.Dhe sigurisht, të dy shfaqjet do të jenë në rezolucion 1080p.

Marifeti është se secili prej tyre duhet të mbajë syze të veçanta për të parë imazhin e duhur, pa folur pastaj për zërin. Samsung-u ka zhvilluar një palë syze që funksionojnë si me materiale 2D ashtu edhe me ato 3D.
Gjithashtu në set përfshihen edhe kufjet që mund të lidhen me cilindo kanal që po shihni. Ende nuk ka një çmim zyrtar për per te.

Ekrani do të jetë vetëm 55 inç, që mund të konsiderohet madhësi e lartë për një set OLED, të cilët njihen për hollësinë e tyre dhe ngjyrat e ndezura. Seti është nga të parat me procesor quad-core, një çip 1.35GHz të bazuar në arkitekturën ARM Cortex-A15.

loading...