Samsung Galaxy S IV do te kontrollohet me ane te syve?

gallaxy

Celulari i fundit i Samsung do të jetë në gjendje që të shohë atë se çfarë po sheh përdoruesi i celularit.  Samsung Galaxy S IV do të prezantohet në Nju Jork më 14 mars. Do ketë ekran 12 centimetër dhe një kamera 13 megapixel.

Për ta konkurruar siç duhet Apple dhe iPhone 5, tani një sistem gjurmimi i syve do mundësojë që përdoruesit në mënyrë automatike ta ngrenë lart tekstin që po lexojnë.

Për shembull, celulari e di kur përdoruesi ka arritur fundin e faqes që po lexon.

Vendimi për të prezantuar celularin në Nju Jork është marrë pas kërkesave të shumta të kompanive të telefonisë në SHBA.