Samsung, Apple dhe Nokia heqin kamerën nga ekrani, shkak fotot selfie?

loading...

M_Id_411829_Apple_vs_Samsung

loading...
Tre nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të telefonave smartphone – Samsung, Apple dhe Nokia – kanë njoftuar se do të eleminojnë kamerën në anën e përparme të ekranit të telefonave, në të gjitha produktet e tyre në të ardhmen, duke filluar nga ky vit.

Këto lloj kamerash janë vendosur në anën e përparme të ekranit të telefonave smartphone dhe pajisjeve të tjera celulare, duke u lejuar përdoruesve të bëjnë foto “selfie” dhe të fillojnë biseda me video.

Prodhuesit arritën në këtë vendim për shkak të një stuhie që ka rënë mbi median sociale (dhe në rrjetet e tjera), pas një njoftimi nga Shoqata Amerikane e Psikiatrisë (APA), e cila ka bërë një klasifikim zyrtar të fotove “selfie”, duke i quajtur ato si një çrregullim mendor. APA e ka emërtuar këtë çrregullim si “Selfitis”, transmeton shekulli.

Presidenti i Apple, Tim Cook, tha se “industria e telefonisë celulare ka një përgjegjësi sociale për t’i ruajtur të shëndetshme produktet e tyre”.

“Ne jemi më të shqetësuar për shëndetin e konsumatorëve tanë, sesa për përfitimet që marrim nga shitja e pajisjeve tona”, shton ai.

Ndërkohë, APA e ka zyrtarizuar përdorimin e termit “Selfitis” për të përshkruar çrregullimin e ri mendor. Kritikët kanë theksuar se prapashtesa “itis” tregon një inflamacion, më tepër sesa një varësi. APA tha se e ka përdorur në mënyrë korrekte terminologjinë, pasi, në shumë mënyra, “selfitis” përbën një inflamacion të egos.

loading...