Sallatë jeshile apo spinaq, ҫfarë duhet të hani më shpesh?

Dy produkte mjaft të pasura me fibra dhe calcium, sallata jeshile dhe spinaqi janë mënyra më e mirë për t’u mërzier në një smoothie – si një nisje e mirë e ditës, por po ashtu shijojnë shumë edhe me produkte të tjera. Vlera ushqyese të sallatës dhe spinaqit janë të jashtëzakonshme, edhe nëse i ruan të ngrira në frigorifer, por cila prej tyre i ka vlerat ushqimore më të larta?Siҫ mund ta shohësh nga tabela e mëposhtme, si sallata, ashtu edhe spinaqi janë të pasur me fibra dhe proteina, por për më shumë kalori, spinaqi ka më shumë përmbajtje të acidit folik, mjaft i rëndësishëm për gratë shtatzëna ose edhe ato që duan të jenë shtatzënë. Po ashtu, spinaqi është mjaft i pasur me hekur, ҫka e ndihmon trupin për një system imunitar më të fortë. Po ashtu, spinaqi ka edhe sasi të konsiderueshme të magnezit — një mineral që ndihmon kundër dhimbjeve të muskujve, dhikmbjes së kokës apo dhimbjeve kronike. Niveli i lartë i magnezit ndihmon edhe në qarkullimin e gjakut.

Ndërsa sallata jeshile është mjaft e pasur me vitamin A dhe C – vitamina shumë të rëndësishme për sistemin imunitar. Po ashtu, sallata jeshile është e pasur edhe me vitamin K, shumë e rëndësishme për të ulur presionin e lartë të gjakut.

Të dyja perimet jeshile janë të pasura me minerale, vitamina, dhe kanë vlera të larta shëndetësore, por nutricionistët këshillojnë që të zgjidhni të konsumoni më shumë në varësi të gjendjes shëndetësore në të cilën ndihesh. Nëse je shtatzënë apo vuan nga presioni i lartë i gjakut, atëherë spinaqi është zgjidhja më e mirë për t’u konsumuar në këto raste; nëse ndien se të ka rënë imunitëti apo je me të ftohtë, atëherë zgjidh të konsumosh më shumë lakër jeshile. Nëse nuk je e sigurt, atëherë hidhi të dyja në smoothie.

25 gram spinaq dhe 25 gram sallatë jeshile:

Kalori 6 14
Yndyra e plotë (g) 0 0
Kripë (mg) 22 (1%) 12 (1%)
Karbohidrate (g) 1 3
Fibra (g) 1 1
Sheqer (g) 0 0
Proteina (g) 1 1
Kalcium (g)
Acid folik (mcg)
Hekur (mg) .8 (4%) .5 (3 %)
Magnez (mg)
Vitamina A (g) 2,625 (53%) 4,305 (86%)
Vitamina B6 (mg) .1 (3%) .1 (3%)
Vitamina C (mg)
Vitamina K (mcg) 135 (169%) 229 (286%)