Salihi: Goli më i rëndësishëm në karrierë

foto

Hamdi Salihi ishte lojtari i ndeshjes ndaj Norvegjisë, sepse shënoi golin e vetëm në fitoren e madhe të Shqipërisë prej 0:1. Pas ndeshjes edhe Salihi u intervistua nga Supersport.

“Ishte goli më i rëndësishëm në karrierën time. Këtë gol ia dedikoj gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ishte fitore e rëndësishme për Shqipërinë, por tash pasi të kthehemi në Shqipëri duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse na presin edhe shumë ndeshje të rëndësishme. Kemi gjasa të kualifikohemi, por për të arritur këtë sukses na duhet ndeshje si kjo kundër Norvegjisë” tha Salihi.

Pas kësaj fitore Shqipëria ndodhet në vendin e tretë të Grupit E me pikë të barabarta me Islandën, e cila me nëntë pikë renditet e dyta, në saje të fitores ndaj kuqezinjve në stadiumin “Qemal Stafa” me rezultat 2:1 kurse grupin e kryeson Zvicra me dhjetë pikë.