Sali Berisha Uron Lionel Messi-N

4

Edhe Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka shkruar për fituesin e Topit të Artë, lexojeni edhe vet se cka ka shkruar kryeministri Shqipëtar:
Te dashur miq. Sonte ishte nata e yllit te yjeve te futbollit, argjentinasit Leo Messi, qe u shpall per te katerten here kryefutbollisti i botes “Topi i arte i futbollit boteror”. Leo Messi, ( apo nuk e ka mbiemrin si shqiptar ) here here me duket si hyji tokesor i futbollit dhe suksesit te tij, pasi tek ai jane shkrire mrekullisht njerezorja por dhe mbinjerezorja, talenti i rralle, performanca fizike dhe psikologjike e persosur me shpirtin e fitimtarit. Duke uruar sebashku superyllin e futbollit te planetit per rekordin e tij historik me duhet t’ju pohoj miqte e mi te dashur se une shoh tek secili prej jush nje Leo Messi te vertete ne fitoren e betejes se ardhme elektorale, e madje, ne shembullin e tij, edhe te katerten, pra tjetren pas saj.