Sali Berisha i rinuar si 30 vjeç – VIDEO

berisha-i-rinuar

I djeg shumë kjo punë e gjyshit kryeministrit Sali Berisha. Një 70- vjeçar që drejton një nga kombet me moshën më të re në Europë. Duket e tmerrshme, por e vërtetë.

Megjithatë, për të fshehur të vërtetën e moshës mendon jo vetëm grimi, por edhe teknologjia.

Në reklamën e kryeministrit për këtë fushatë zgjedhore, ai shfaqet shumë më i rinuar. Një foto e publikuar në blogun “peshkupauje” tregon kryeministrin e ndryshuar komplet.

Kohët e fundit kryeministri është parë në takime i superpatinuar në fytyrë, për të ngjarë më i ri. Kur është nxehtë, i shkëlqen fytyra sikur të ishte me vaj.