Saki: Harrojeni taktikën, Milanin e mund vetëm… frika

loading...

Saki-300x186

loading...
Arrigo Saki është i qartë. Barcelona nuk është ajo e para. Nuk bën presion dhe i mungon lëvizshmëria. Nuk janë në formë të mirë, çka nuk ka për të ndryshuar as sot. Në një intervistë për “Marca”-n ish-trajneri i Milanit ka analizuar ndeshjen e kthimit në “Kam Nou”. 
A prisni një ndeshje të vështirë?

Do të jetë e tillë për të dy ekipet, kjo është e sigurt. Milani vjen në “Kamp Nou” me avantazhin 2-0, çka është një tregues se Barçës i duhet një sforco e madhe për ta përmbysur. Kuqezinjtë janë më të avantazhuar.
Ç’ka nuk shkon me këtë Barcelonë?
Nuk shkëlqen si më parë dhe nuk është në formë të mirë. Është e vështirë të jesh gjithnjë në 100% dhe ruash shpirtin kompetitiv. Fakti që e kanë siguruar kampionatin kaq herët, ka ndikuar negativisht. Por më shqetësuese është mungesa e kondicionit fizik. Ky është problemi më i madh nga i cili kanë vuajtur dhe do të vuajnë edhe nesër (sot).
Sa ka ndikuar mungesa e Titos në gjendjen aktuale?
Në fillim është largimi i Gaurdiolës, pastaj sëmundja e Vilanovës. Këto e shpërqendrojnë ekipin. Kjo ka bërë që Barcelona të duket një skuadër e lodhur, ashtu si në “San Siro”. Ekipi nuk dëfrehet më.
Nuk dëfrehet as Mesi?
As ai nuk argëtohet më në fushë.
Çfarë duhet të bëjë kjo Barcelonë për ta përmbysur rezultatin?
Katalanasit janë një klub i madh dhe gjithnjë përhapin panik. Duhet të përpiqen që Milani ta ndjejë këtë frikë. Por Barcelona nuk ka për ta rifituar formën e saj me shkop magjik brenda një nate. Prandaj ajo duhet të presë që rivalin e saj ta kapë paniku.
Çfarë është më e vështirë, që Barça të shënojë 3 gola, apo të mos pësojë?
Të dyja bashkë. Është e rëndësishme të mos pësojnë. Duhet të jenë më shumë dinamikë në sulm: të lëvizin pa top për të krijuar hapësira. Në “San Siro” e vuajtën këtë. Mesin e izoluan 3-4 mbrojtës dhe skuadra u demoralizua.

loading...