Sahin: Trofeun e Champions League mund ta fitojmë edhe ne

sahin

U rikthye pas dy viteve te Reali i Madridit e Liverpooli dhe tashmë kërkon të rifitojë besimin e tifozëve pas largimit në vitin 2011 nga Borussia Dortmund. Mesfushori turk, Nuri Sahin po punon për të rigjetur formën optimale sepse situata në klub nuk është më e njëjtë me atë të viteve të shkuara, pasi mesfusha mbetet reparti më i populluar.

Gjatë një interviste, lojtari turk shprehet se skuadra e tij i ka të gjitha potencialet për të fituar Champions League edhe pse e pranon që Barcelona, Bayern Mynih e Real Madridit, sipas tij, mbeten të favorizuar. “Këtë trofe mund ta fitojmë edhe ne dhe për këtë nuk kam dyshime. Duhet të shfrytëzojmë gjithë forcën kundër Malagas për të siguruar gjyamëfinalen”.

Mesfushori turk, i transferuar në Gjermani gjatë merkatos së verës, ka luajtur shumë pak nddeshje si titullar me fanelën e Borussias së Dortmundit, duke e regjistruar paraqitjen më të mirë në përballejn e fituar 5-1 ndaj Freiburg ku shënoi edhe dy gola. Kampionët e Gjermanisë do të luajnë çerekfinalen e parë të Champions League në datën 3 Prill në stadiumin e Malagas.