Sadiku niset në Gjermani e përfundon në burg të Serbisë për vrasje

Passport.jpg1

 

 

Gjykata e Lartë në Prokuplje i ka caktuar 30 ditë paraburgim F.Sadikut (43) nga Prishtina për shkak të dyshimet se 14 vjet më parë ka kryer vrasje në Sarajevë.

Kosovari është arrestuar në kalimin administrativ Merdare afër Kurshumlisë, kur ka tentuar të hynte në Serbi.

“Atij i është caktuar masa e burgimit ekstradues sipas fletarrestim të lëshuar nga Interpoli dhe presim ekstradimin e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë ky do të gjykohet për vrasjen e kryer në vitin 2001” – ka konfirmuar për portalin “Juzhne vesti”, Marija Stojanoviq, zëdhënëse e Gjykatës së Lartë në Prokupje.

Mediat serbe raportojnë se Sadiku, i cili me vite po kërkohej nga Bosnja, tentoi që më familje përmes Serbisë të shkonte në Gjermani.