Sabriu, këngë me MC Kreshën

skr

Përveç faktit se është prezent nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu çdo herë gjenë kohë për t’i sjellë publikut diçka të re.

Ndonëse i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë.

Aktualisht është duke punuar në albumin e tij të ri, i cili pritet të dalë në muajin qershor.

“Albumi do t’i përmbajë 10 këngë, ku 6 prej tyre janë të përfunduara. Jam duke punuar mjaft shumë në këtë album dhe besoj se do t’u sjellë një verë të nxehtë me këngët që jemi duke i realizuar”, ka thënë ai për mediat në Kosovë.

Në këtë album Sabriu do të paraqitet edhe me një duet të ri me këngëtarin Mc Kresha, me të cilin ka realizuar këngën “Edhe një verë” e cila do t’i paraprijë këtij albumi.

Sabri Fejzullahu (lindur në Prishtinë më 16 shtator 1947) përveç si këngëtarm njihet edhe si aktor dhe politikan nga Kosova. Në vitin 2002 ai ishte deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës.