Sabri Fejzullahu sot shumë i mërzitur, ja pse

loading...


Dihet, se legjenda e gjallë e këngës sonë Sabri Fejzullahu gjatë karrierës së tij mbi 50 vjeçare i ka rënë ta shëtisë rruzullin tokësor , gjithkah e kudo ku janë shqiptarët, të cilët e kanë ftuar që ai të jetë në mjedisin e tyre me zërin e këngët e tij të pëlqyera e të dashura për secilën moshë.

Por, Sabriu sot ishte i mërzitur. Pse ?

Jo pa emocione , sikur që është ai , tregon se sot e ka marrë lajmin që e ka shqetësuar dhe aq më shumë e ka habitur.

Shteti më demokratik në botë , e quajtura Angli , sot ma ka rrefuazur vizën, të cilën ua kërkova që të shkoj në vizitë te nipat e mbesat e mi , të cilët nuk i kam parë qe katër vjet dhe për të cilët më janë qorruar sytë për t’i parë, tregon Sabriu, i cili po ashtu na tregon edhe arsyen e këtij refuzimi : S’paskam fonde të mjaftueshme që të rri atje 10 ditë, aq sa kam kërkuar të qëndroj atje. Qesharake , apo jo? Aq më tepër se unë i kam së pakut dhjetë viza të Anglisë , të cilat janë në pasaportë, jo vetëm që kam shkuar tek fëmijët e nipat e mbesat e mija, por edhe në shumë mbrëmje muzikore për bashkatdhetarët tanë.

Sabriu , tregon se kosovarët për të marrë vizë të Anglisë, po dashka t’i drejtohen selisë në Varshavë të Polonisë, e për të cilën dyshon se në atë zyre punon dikushi i regjimit të Millosheviqit, tek kryesisht në masë të madhe refuzohen kosovarët që të marrin vizën.

Heeej,po ndodhka edhe kjo: Anglia të më ndaloj për t’i parë nipat e mbesat!

Paksa e çuditme kjo, pyet e habitet Sabriu , këngëtari ynë i madh dhe me famë edhe ndërkombëtare./Kosovarja/
sabri

loading...

loading...